Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe liderët shqiptar të opozitës në Maqedoni Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, kanë dënuar ashpër sulmin terrorist që ka ndodhur dje në Vienë të Austri.
Shkrimet e plota:
Albin Kurti
“Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona. Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë.”-ka shkruar Kurti.
Afrim Gashi
“Dënoj ashpër sulmet çnjerëzore të ndodhura sonte në Vjenë. Këto akte terroriste shpërfaqin se sa e shëmtuar mund të bëhet bota jonë e përbashkët, kur disa të çmendur vendosin të marrin jetët e njerëzve duke harruar thirrjen kryesore islame që thotë: “Ai i cili e vret një njeri, e ka vrarë gjithë njerëzimin, ndërsa kush shpëton një jetë njeriu, është sikur të ketë shpëtuar tërë njerëzimin”.
Ngushëllime më të sinqerta popullit austriak!”
Ziadin Sela
“Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vienë të Austrisë.
Dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë sulm barbar duke shprehur keqardhjen dhe ngushllimet të thella familjeve që nga ky sulm humbën jetët të afërmit e tyre krejtësisht të pafajshëm.
Shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë edhe ndaj popullit austriak dhe Qeverisë Austriake dhe çdo shtetit tjetër demokratik në përpjekjet e tyre për ta ndjekur , luftuar e çrrënjosur terrorizmin pa kompromis.
Çdo akt terrorist duke u përpjekur ta instrumentalizojë fenë kurrë nuk mund të ketë as përkrahje e as sukses përballë solidaritetit dhe unitetit të përbashkët të vlerave demokratike, dhe kohezionit shoqëror për lirinë dhe paqën kudoqoftë në botë!”- ka shkruar lideri i opozitës përmes rrjetit social Facebook. /FolDrejt/