Liderët e besimeve minoritare turke të dielën kanë organizuar lutje për ushtarët turq që marrin pjesë në operacionin anti-terror në Sirinë veriore, informon foldrejt.com. Lutjet e përbashkëta të armenëve, katolikëve, hebrenjve, asirianëve dhe ortodoksëve ndodhën në provincën Mardin.
“Lutjet tona të sinqerta shkojnë për Operacionin e Paqes në Sirinë Veriore, duke shpresuar që do sjellin paqe në Lindjen e Mesme,” thuhet në komunikatën e tyre. Ata janë lutur edhe për mirëqenien e ushtarëve turq.
Liderët fetarë të asirianëve theksuan se ata kanë jetuar 5500 vjet në këto troje dhe kanë qenë besnik të shtetit edhe gjatë Perandorisë Osmane dhe gjatë krijimit të shtetit turk.