E mërkurë, 24 Prill, 2024

LEKAJ DHE SUMA DISKUTOJNE PËR PUNIMET NË AUTOSTRADËN “ARBËN XHAFERI”

Lexoni edhe..

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën priti në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Lekaj ka dëgjuar nga Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“I pari i dikasterit të Infrastrukturës ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që banorët e Hanit të Elezit kanë. Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit “Bechtel & Enka”, për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët kanë shprehur”, thuhet në njoftim. ​

Të ngjajshme