Lajmpress ka raportuar se sot ka ndërruar jetë 51 vjeçari Shenoll Ahmeti i punësuar në RTVM si kameraman i diagnostikuar me Covid-19.
Sipas këtij burimi ai ishte i hospitalizuar një javë më parë, ndërkohë që gjendja i është përkeqësuar ditëve të fundit. Ahmeti sipas kolegëve të tij më parë nuk kishte probleme shëndetësore, shkruan Foldrejt.com
Para një muaji betejën me Covid-19 e humbi edhe 44 vjeçari Bekim Bajramoski i punësuar në një televizionin lokal të rrethit të Strugës.
Foldrejt ka tentuar të kontaktoje me RTVM por kontakti me ta ka qene i pamundur.