Një shqiptar nga Maqedonia ka habitur opinionin publik në Itali, pasi i ka hedhur acid të dashurës së tij rumune.

Ngjarja ndodhi më 17-nëntor, në Civitanova Marche, teksa Sheval Ramadani i shtyrë nga xhelozia i hodhi acid në fytyrë të dashurës së tij, më pas e qëlloi dhe me th’ikë në pjesën e barkut.

Sipas medias italiane Il Mattino ngjarja ndodhi pas një restoranti, kur e reja nga Rumania u sulmua nga i dashuri xheloz.

32-vjeçari ka treguar i përlotur para gjykatës:

“Ajo u dërgonte foto dhe mesazhe të tjerëve, fliste me të tjerë. Ishte një gjest momental, nuk shikoja më nga sytë, m’u bë gjithçka e zezë.”

Vajza ka bërë një operacion emergjent dhe tashmëështë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 32-vjeçari ka pyetur gjatë gjithë kohës për gjendjen shëndetësore të së dashurës së tij.

Por pendimi i Ramadanit nuk e ka zbutur akuzën e prokurorisë ndaj tij.

Prokuroria ka kërkuar që 32-vjeçari të hetohet për tentativë vrasjeje me pasoja të rënda, për motive të dobëta dhe dëmtim me paramendim, përdshirë këtu edhe thikën të cilën e mbante pa leje, me të cilën ai dëmtoi partneren e tij.

Sheval Ramadani është një emigrant i parregullt në Itali, një punëtor bujqësie që banonte në Grosseto, dhe shpjegoi se thikën e mbante gjithmonë me vete.

Pasditen e mëparshme, ai kishte blerë një shishe që përmbante acid, të cilin ai u përpoq të hidhte në fytyrë të të dashurës, por arriti vetëm t’i dëmtonte në syrin e majtë.

Ramadani ka rrëfyer se ka lënë gruan dhe fëmijët e tij në Maqedoni vetëm për balerinën dhe që po e ndihmonte me para në mënyrë që ajo të hiqte dorë nga ajo punë.

Fakti që ajo punonte në një club nate, sillte vështirësi në marrëdhënien e tyre, sidomos në prani të njerëzve të tjerë.

Për momentin Ramadani do të mbetet në paraburgim në burgun Montacuto në Ancona.