E premte, 26 Prill, 2024

Mrekulli/ Ky trim mbijetoi tre ditë i vetëm në mes të pyllit

Lexoni edhe..

E pabesueshme: pas tre ditë kërkime intensive të zjarrfikësve dhe forcave policore për vogëlushin Kenneth Howard (22 muajsh), më në fund është gjetur në një humnerë të pyllit në Kentucky (SHBA). Edhepse akoma pa i mbushur dy vjet, djaloshi kishte mbijetuar i vetëm dhe pa bukë 60 orë në mes të pyllit, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat amerikane.

Në këtë gjendje u gjet Keneth në mes të pyllit

Ai ishte i dehidratuar dhe ftohur, por tashmë është në duart e sigurta.

Pyeste për nënën dhe babën

Në momentin kur një vjeçari është gjetur në pyll, menjëherë ka pyetur për nënën dhe babin, theksojnë forcat e sigurisë amerikane. Fëmijës i është dhënë menjëherë ujë dhe është dërguar me helikopter në spital. Kjo padyshim që është një mrekulli.

Njëvjeçari kishte humbur nga shtëpia të dielën e kaluar, pasi kishte shkuar në kopshtin pas të shtëpisë – nga ku më pas ishte larguar drejt qorrsokaqeve të pyllit./Foldrejt.com

Kenneth Howard (22 Monate) verschwand am Sonntagabend aus dem Garten seines Hauses.

 

Të ngjajshme