Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit.

Të paktën ky ishte premtimi sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në takimin që ky i fundit pati me kryesuesin e kësaj ode, Hysen Sogojeva.

Sipas tyre, është premtuar që gastronomia dhe hoteleria do të punojnë deri në orën 22:30 apo 23:00 pas 18 prilit.

“Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”, thuhet në njoftim.