Nevoja që të miratohet një ligj për rimëkëmbjen ekonomike pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, për të ndihmuar ekonominë, tani është më se e domosdoshme. Qeveria e Kosovës ka bërë gati Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Aktualisht është duke i pritur komentet. Por çfarë përmban ky projektligj?
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike- COVID-19 që e ka parë lajmimet, ka për qëllim t’i relaksojë kufizimet ligjore të cilat ekzistojnë në shumë ligje që prekin kryesisht çështjet financiare.
Me ketë Projektligj janë paraparë të plotësohen dhe ndryshohen disa ligje. Ndër më të rëndësishmet janë: Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës; Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale; Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; Plotësimi dhe ndryshimi i i Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike; Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave; Plotësimi dhe ndryshimi i Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Plotësimi dhe ndryshimi i për Agjencinë Kosovare të Privatizimit; Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shkruan lajmi.net.
Tek plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovë, përjashtimisht, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në FKPK, në përputhje me nenin 12A të këtij ligji. Pas nenit 12 të LFPK-së, shtohet neni i ri me numrin rendor 12A, me tekstin si në vijim: Pagesa e kursimeve individuale pensionale për rimëkëmbje ekonomike. 1.Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në FKPK apo në Fondet Pensionale, me rastin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Me qëllim të tërheqjes së mjeteve sipas paragrafit 1 të këtij neni, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda tre (3) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Me qëllim të shqyrtimit të kërkesave, me kërkesë të FKPK-së BQK-ja, Agjencia e Regjistrimit Civil dhe institucionet tjera relevante ndajnë të dhënat e nevojshme të pjesëmarrësve, me qëllim të shqyrtimit të kërkesave.
Kërkesat e aprovuara nga FKPK transferohen në llogaritë bankare të përfituesve, në institucionet financiare të licencuara nga BQK-ja dhe tërheqja e mjeteve bëhet vetëm nëpërmjet llogarive bankare.
Me qëllim të zbatimit të këtij neni, në rast nevoje Ministri i Financave autorizon Agjencinë Qendrore të Prokurimit për zhvillimin e aktivitetit të nevojshëm të prokurimit në emër të FKPK-së.
Mjetet e tërhequra sipas këtij neni, janë të përjashtuara nga tatimi në të ardhurat personale.
Ndërkohë tek plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, në fund të paragrafit 6 te ketij ligji shtohet teksti: Përjashtimisht, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, mjetet e privatizimit mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, përjashtuar kategorinë e pagave dhe shtesave. Neni 22A i LMFPP-së, pas paragrafit 7.2, shtohet teksti si në vijim: Megjithatë, ky përjashtim nuk zbatohet për vitin 2020 dhe 2021.
Neni 9 Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Këtu pas paragrafit 8, shtohet paragraf i ri me numrin rendor 9, me tekstin si në vijim. . Përjashtimisht nga paragrafët 1 deri në 8 të këtij neni, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy (2) vite nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen nga Ministria e Financave.
Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L- 102, me Ligjin 04/L-115 dhe me Ligjin nr. 04/L-223. Përjashtimisht nga paragrafët 1 deri në 3 të këtij neni, për mos pagesën e deklaratës tatimore të ndikuar për shkak të pandemisë për vitin 2020 dhe 2021 sipas dispozitave të këtij neni nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, sipas kritereve si në vijim: Për mos pagesën e deklaratës tatimore për vitin 2020 nuk shqiptohet ndëshkimi administrativ, me kusht që pagesa bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021; dhe Për mos pagesën e deklaratës tatimore për vitin 2021 nuk shqiptohet ndëshkimi administrativ, me kusht që pagesa bëhet në tremujorin e parë të vitit 2022. Të gjitha ndëshkimet administrative të shqiptuara në vitin 2020 shfuqizohen nga ATK-ja dhe vonesat trajtohen sipas paragrafit 4 të këtij neni.
Komunat e Kosovës dhe Odat ekonomike janë duke mbledhur komentet për hartimin e një dokumenti qe i përmbledh inputet e komunitetit te biznesit për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike
Ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021.