Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë e cila do të zgjatë një orë.
Kërkesën për pauzë e bëri shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e cila më pas u aprovua nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Seanca e jashtëzakonshme ka filluar rreth orës 11:00, ku pritet të votohet mocioni i LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë.
Për rrëzimin e Qeverisë duhen 61 vota.