Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra.
Albin Kurti nuk i ka problem numrat për krijimin e qeverisë.
Sipas llogaritjeve të deritashme, kjo parti i ka fituar 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa po pretendojnë që me numërimin e votave të diasporës dhe të atyre me kusht të rrisin këtë numër.
Deri më tani është konfirmuar vetëm Elbert Krasniqi, kryetar i partisë egjiptiane, IRDK.
E Danush Ademi nga radhët e komunitetit rom i ka kërkuar Kurtit ndërtimin e njëqind shtëpive në këmbim të votës për krijimin e qeverisë.
Hisedarë në ekzekutiv do të jetë edhe Lista e Vjosa Osmanit, meqë Vetëvendosje pati lidhur bashkëpunim me këtë iniciative e kanë garuar bashkë në një listë.
Në Vetëvendosje i kanë thënë shkurt televizionit që kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda organeve të partisë.
Ani pse ende nuk ka asgjë zyrtare, ndër emrat që priten të jenë pjesë e Qeverisë është ai i Besnik Bislmit, Albulena Haxhiut, Arben Vitisë, e Rozeta Hajdarit.
Të pa konfirmuar po ashtu janë informacionet që nga Lista e Vjosa Osmanit ministre e punëve të jashtme pritet të jetë Donika Gërvalla.
Haxhi Avdyli që ka garuar në listën e Vetëvendosjes e ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet thotë që ende nuk kanë biseduar për ministri.
Kurse në Kuvendin e Kosovës si kryetar i këtij institucioni pritet të kthehet Glauk Konjufca.
Megjithatë këto informacione mbetet vetëm si opsionale deri më tani.