Kush nga kandidatët demokratë ka më shumë gjasa kundër Trump?

Bernie Sanders

Si asnjëherë më parë një i ashtuquajtur si “socialist” dhe hebrej mund të fitojë garën për të parin në Shtëpinë e Bardhë. Kjo u pa edhe gjatë fushatës në Vermont ku shumë të rinj dolën për të përshëndetur Bernie Sanders. Ai është 78 vjeçar, por premton një revolucion. Flet për ndryshime kushtetuese, kundër kapitalizmit të egër amerikan, kundër industrisë mafioze të farmaceutikës, për sigurimin shëndetësor, energjinë dhe industrinë ushtarake.

Pikërisht kjo “luftë” kundër të pasurve të Amerikës, kanë shtuar frikën se Sandres edhepse mund të fitojë kampin demokrat, ai më pas mund të humb kundër Donald Trump.

Në SHBA ka shumë konotacion negativ fjala socialist dhe Trump mund ta (keq)përdorë këtë duke shkuar deri aty sa ta emërtojë edhe komunist, shkruan foldrejt.com.

Së shpejti në garën amerikane do futet edhe miliarderi Michael Bloomberg, i cili edhepse mbështet politikën e Demokratëve, ai në fund si kapitalist, më afër mund të ishte me Trump sesa me Sanders.

Kjo mund të përkeqësojë raportet brenda kampit demokrat.

Për të përfunduar shkrimin, sipas anketave amerikane, shansa më të mira për të fituar Trumpin, nga demokratët i ka Joe Biden, por ky i fundit ka pësuar humbje në dy palë zgjedhje kundër Sanders (shih infografikun).

Pas Biden, gjasa më të mira për të fituar Trump është Michael Bloomberg dhe Elizabeth Warren, kurse më pas vjen Bernie Sanders.

Kandidati homoseksual Pete Buttigieg ka pak gjasa për fitore në Amerikën konservatore./Foldrejt.com