Kush janë zëvendësuesit e mundshëm të Boltonit dhe lidhjet e tyre me Kosovën?

US President Donald Trump arrives to speak at the 2019 National Historically Black Colleges and Universities Week Conference, on September 10, 209, in Washington, DC. - Trump will address the administration’s priorities in higher education and efforts to embolden the African American community through the Opportunity and Revitalization Plan. (Photo by Nicholas Kamm / AFP)

Një ndër funksionet më të rëndësishme të administratës amerikane është edhe bartësi i Këshillit të Sigurimit. Deri tani ky post mbahej nga John Bolton i njohur për linjat e ashpra kundër Iranit, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Venecuelës, por në të njëjtën kohë ishte edhe pro-ndarjes së Kosovës, përcjell foldrejt.com. Me shkarkimin e tij, janë gëzuar shumë përfaqësues shtetesh, por në të njëjtën kohë, tërthorazi edhe vetë shqiptarët – pasi Bolton jo vetëm që mbështeste ndarjen e Kosovës, por edhe kishte folur kundër pavarësisë së saj në 2008.

Pasardhësit e mundshëm

Presidenti Donald Trump bëri me dije se javën e ardhshme do emërohet ndokush në krye të Këshillit të Sigurimit. Ky post është mjaft me vlerë, pasi koordinon punën e ministrisë së jashtme, Pentagonit dhe shërbimit sekret. Pra informacionet më të rëndësishme kalojnë përmes tij dhe andaj është Këshilltari më i afër presidencial. Por kush janë emrat më të përfolur për të zëvendësuar Boltonin?

H. R. McMaster

 

Si kandidati kryesor për të zëvendësuar Boltonin është ushtaraku i lartë amerikan McMaster. Ai përveç që ka folur hapur për masakrat serbe në Bosnjë, vlen të theksohet se ishte i ftuari special në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës në SHBA. Përveç tjerash, ai gjatë atij takimit tha:

“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju forconi ekonominë dhe pakësoni papunësinë, sidomos mes të rinjve të Kosovës. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju mbani angazhimet tuaja ndërkombëtare dhe rigjallëroni dialogun me Serbinë për të kapërcyer një nga kapitujt më të vështirë të historisë dhe të kujtesës.”

Në fund të fjalimit ai foli shqip – duke thënë “Urime”.

Richard Allen Grenell – momentalisht ambasador në Berlin

Richard Allen Grenell - derzeit Botschafter in Berlin

Mes emrave jo-zyrtarë është edhe ambasadori i kontestuar i SHBA-së në Gjermani: Richard Grenell. Ai kritikohet nga mediat gjermane pasi ndërhyn shpesh në “punët e brendshme të Gjermanisë.

“Në Berlin ai është i izoluar. Personalitetet e pushtetshme shmangin takimin me të. Dyert i ka të mbyllura që nga politikanët e majtë, të djathtë dhe deri te ata të popullistëve të AfD,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e SPIEGEL në fund të dhjetorit.

SPIEGEL nxirte në dritë se Grenell vlen edhe si i pari ambasador i SHBA-së në Europë dhe se përkundër bojkotit nga politikanët gjermanë, ai është vizituar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Si emra tjerë zëvendësues shihen edhe Brian Hook dhe Charles Kupperman, si dhe Stephen Biegun dhe oficeri pensionist Douglas Macgregor. Ky i fundit nga ish presidenti Bill Clinton ka fituar edhe Kosovo Campaign Medal për pjesëmarrje në bombardimet kundër Jugosllavisë./Foldrejt.com