Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tarifa 100 % ka pasur efekt të vogël deri më tash. Në seancën e jashtëzakonshme për tarifën, ai ka folur edhe për reciprocitetin.

“Efekti i tarifës 100 % ka qenë minimal qoftë përmes kontranbandës qoftë edhe marrëveshjeve për energji”, ka thënë Kurti.

“Ne duhet ta detyrojmë Serbinë të na i njoh të gjitha dokumentet një nga një”, tha më tutje ai.

Kurti tha se propozimi i tij është i duhur për të ecur përpara.

“Qasja jonë është ajo që praktikisht na ka vendosur në ofensivë”, tha kryeministri.