Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nga Kosova po ikin prokurorit, e jo kriminelët. Duke folur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku po debatohet për migrimin e Kosovarëve, Kurti ka thënë se për t’i kthyer njerëzit, duhet të kthehet edhe prokuroi Elez Blakaj, që siç tha ai, iku nga kryeministri dhe qeveria.
Albin Kurti tha se migrimi në Kosovë ka shkaqe të fuqishme ekonomike.
Kurti tha se me këtë deficit tregtar, Kosova po zbrazet nga parat dhe njerëzit.
Ai tha se është e nevojshme një konferencë kombëtare e investitorëve, ku theksi është të diaspora, po që për këtë sipas Kurtit, është i rëndësishëm sundimi i rëndit dhe ligjit në Kosovë.