Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti fjalim në Mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku foli edhe për dialogun si dhe komentoi mesazhet e publikuara të deputetit të PSD-së.
Kurti tha se fillimi i VV-së këtë vit ishte i pazakontë me daljen e disa anëtarëve të saj, që sipas tij, nuk ia dolën ta dëmtojnë Vetëvendosjen.
“Nuk e dinim pse ndodhi kjo, cilat ishin arsyet dhe shkaqet e qëndrimit armiqësor ndaj lëvizjes dhe ndaj meje. Arsyen e kësaj tentative hileqare e kuptuam vetëm dje kur i pamë në media mesazhet e publikuara”, tha ai.
“Trishtohemi që parashikimet tona po dalin të sakta. Kushdo që po del prej Vetëvendosjes po përfundon në prehër të PDK-së”.