Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin që ka pasur sot pasdite me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka kërkuar që shtetet anëtare të Këshillit të Bashkimit Evropian që sa më shpejt të vendosin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti ka thënë se Qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar dhe angazhuar për reforma.

“Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill. Kryeministri Kurti tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.