Ish-kryeministri Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në shesh për t’u demonstruar qytetarëve se si të dalin në tubimin e partisë së tij. Ai thotë se me muzikë e fjalime, do të shënojnë përvjetorin e çlirimit të Kosovës dhe themelimit të Vetëvendosjes.
Të premten, më 12 qershor, LVV ka thirrur tubim në sheshin kryesor të Prishtinës për 15 vjetorin e themelimit të saj, të cilin e lidhin edhe me Ditën e4 Çlirimit.
Kurti ka incizuar një video në shesh ku ilustron se si do të mbahet tubimi e do të ruhet distanca, për shkak të pandemisë Covid 19.
Ai thotë se “në këtë përvjetor ndodhemi në situatë që kërkon durim dhe zgjidhje”.
“Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. Sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen mirë si askush më parë”, ka thënë Kurti.