Kryeministri Kurti e Ministri Vitia në konferencë urgjente, dyshohet për rastet e para për koronavirus

Burime të Express bëjnë me dije se në këtë konferencë mund të kumtohet lajmi se dy persona kanë rezultuar pozitiv.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me Koronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia si dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.