Kurti antikolonialist dhe antiautokratik, ja librat që ka lexuar

Albin Kurti paraqitet si antiautokratik nga Der Spiegel dhe antikolonialist nga media zvicerane NZZ, por në të njëjtën kohë thuhet se falë radikalizimit dhe kokëfortësisë ai pas shumë vitesh arriti ti fitojë zgjedhjet dhe mbase së shpejti të bëhet kryeministër i Kosovës, informon foldrejt.com.

Sipas medias zvicerane NZZ, Kuri i cili është i martuar me një norvegjeze që ka mbaruar shkollën për shkencat politike, shpesh është edhe dogmatik edhepse i lexuar. 

“Kurti lexon antikolonialistët Gramsci, Fanon dhe teoricientët e tjerë të këtij kalibri. Prej këtu mund të vendoset bast se ai ka lexuar edhe Leninin. Vetëvendosje është parti “avangarde” dhe tani i ka dyert e hapura për pushtet,” shkruan në fund NZZ./Foldrejt.com