Kultivimi i qepës me anë të fidanit

Kjo formë e prodhimit është e dedikuar në rend të parë për prodhimin e qepëve të reja (të njoma) herët në pranverë dhe zakonisht është e lokalizuar në afërsi të qyteteve të mëdha.

Përgatitja e fidanit për këtë formë të prodhimit bëhet në lehë të ftofta dhe kryesisht në pjesën e dytë të muajit gusht.

Për 1 m2 hudhen 8 – 10 gr farë.

Gjatë kultivimit si kulturë e veçantë, kur për mbjellje shfrytëzohen kultivarë me rritje të kufizuar, vjelja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar.

Fidanet arrijnë për ndërrim në pjesën e parë të muajit tetor.

Distancat e mbjelljes janë të njëjta si me mbjelljen e qepujkave.

Në pranverën e hershme, posa këtë ta lejojnë kushtet klimatike, preferohet që të bëhet një kultivim ndërmjet rendeve.

Qepët e njoma arrijnë për vjelje zakonisht nga fundi i prillit.