Gratë duhet të humbin peshë para se të ngelin shtatzënë në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e fëmijëve në ardhje.
Gjinekologët britanikë po inkurajojnë gratë të kenë kujdes me peshën vazhdimisht, pasi kjo lidhet me shëndetin e tyre gjatë shtatzënisë.
Gratë që janë mbipeshë apo obeze këshillohen që të kthehen në peshë normale para se të fillojnë të provojnë për të ngelur shtatzënë.
Këto këshilla do të përfshihen edhe në broshura pasi nivelet të prekurve nga diabeti dhe obeziteti është në rritje.