Krijimi i ushtrisë gjen jehonë te mediat ndërkombëtare, ja si e përshkruajnë

Ngjarja e votimit të ushtrisë në Parlamentin e Kosovës ka marrë jehonë te të gjithë mediat ndërkombëtare.

“Kosova do të ndërtojë një ushtri për të mbështetur sovranitetin e saj,” shkruan prestigjiozja franceze “Le Monde,” informon foldrejt.com.

Lajmi i fundit: Serbia kërkon mbledhje urgjente të sesionit të Kombeve të Bashkuara mbi ushtrinë e Kosovën,” shkruan “Neë York Times”. “Kosova ratifikon ushtrinë përkundër shqetësimeve të Serbisë dhe NATO-s, por me mbështetje amerikane dhe britanike.”

Sipas The Associated Press, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se formimi i një ushtrie në Kosovë shkoi kundër përpjekjeve për stabilitetin në Ballkanin e paqëndrueshëm.
“Serbia do të përpiqet të vazhdojë rrugën e paqes dhe stabilitetit, rrugën e prosperitetit”, tha Brnabiq duke shtuar se “ne duhet të ulemi dhe të flasim për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë”.
“Sot nuk është dita që kontribuon në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi ajo

“Kosova krijon ushtrinë me 500 trupa përkundër kundërshtimit serb dhe kritikave të NATO”, shkruan “Reuters”./Foldrejt.com