E ardhmja i përket Inteligjencës Artificiale ndërsa informacioni do të jetë elementi kryesor që do ndikojë në ngritjen dhe zhvillimin e industrisë bankare ishte mesazhi i trajnimit tre ditor me tematikë: “Banking, New Distributions Channels and E-Banking”.
Trajnimi i cili për qëllim kishte krijimin e strategjive të reja në Retail Banking, ku u theksua rëndësia e digjitalizimit, proces ky që po ndjek një hap shumë të shpejtë të zhvillimit në epokën e globalizmit, mundësoi që përmes çasjes teorike të të krahasuarit, të analizohet gjendja aktuale e Retail Banking në Kosovë, me ç ’rast pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbejnë ide të reja nga kjo fushë.
Ligjërues i këtij trajnimi ishte Ztr. Christian Moreels, i cili aktualisht është Udhëheqës i Riskut të Biznesit Bankar, anëtar i Grupit të Menaxhimit të Tregtisë me Pakica dhe anëtarë i Komitetit të FNKK, ING Luxembourg SA. Ai u bashkua me ING Luksemburg SA për të lansuar Retail Banking si Këshilltar për Investime, kryesisht për klientët jashtë kufijve dhe ata ndërkombëtarë.
Përvoja e gjatë e Ztr. Moreels në udhëheqjen e trajnimeve në fushën e Retail Banking në tregun ndërkombëtarë dhe angazhimi i tij profesional në industrinë bankare, u ka mundësuar pjesëmarrësve që të krijojnë strategji të re me pikëpamje globale në Retail Banking, përmes krahasimeve, analizimeve dhe krijimit të kanaleve të reja për t’i adaptuar të njëjtat në baza ditore tek institucionet gjegjëse.
Ky trajnim u organizua nga Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me House of Training/ATTF dhe përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut.