Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë diskutuar asnjëherë në parti mundësinë rrëzimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt.
“Ne jemi udhëheqës të koalicionit qeverisës dhe besimin që ia kemi dhënë Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë aktuale do ta mbajmë deri në fund të mandatit, në pajtim me programin qeverisës dhe marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Krasniqi për Express.
“Lutfi Haziri ka gënjyer. Asnjëherë, askush prej PDK-së nuk ka biseduar me askënd prej LDK-së për çështje të Qeverisë, e aq më pak për ndërrimin e kryeministrit Haradinaj”.