Krasniqi: Fajtorin për taksën e gjeni në Beograd

Jakup Krasniqi, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka folur rreth taksës 100% kundër mallrave serbe.

Krasniqi nëpërmjet Facebook-ut ka shkruar se taksa është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por kundër politikës armiqësore serbe.

“Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij nëse ka dhe lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër.

“Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit. Ata janë përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër”, ka shkruar Krasniqi.