Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc, me të cilin bisedoi edhe për çështjen e azilkërkuesve.

Gashi vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me misionin e UNHCR-it në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.

Ministri Gashi e njoftoi edhe për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë.

Ndërsa –ish- shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, i cili ishte i pranishëm në takim e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe MPB-në në përgjithësi, për mundësitë që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë të gjejë partner serioz për të realizuar objektivat e përbashkëta.

Ai theksoi se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më shefin e ri.