Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në një intervistë në T7 për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit ka folur edhe temën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Kurti po thotë se është prioriteti i katërt i platformës së qeverisjes së tij.
Kosnett ka thënë se “bota nuk pret”, duke konsistuar në dhënien e prioritetit të dialogut me shtetin fqinj.
Ai ka marrë për referencë diskursin për përshpejtimin e dialogut mes dy vendeve nga një qeverisje e kaluar amerikane, pa ia përmendur emrin.
Ai ka shtuar se ka biseduar me Kurtin lidhur me çështjen e dialogut.