Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ra me 9.9% në vitin 2020, duke zhdukur shtatë vitet e rritjes buxhetore në vend dhe duke e kthyer ekonominë në të njëjtin nivel që ishte, në vitin 2013.

Kjo është rënia më e madhe vjetore e prodhimit të brendshëm bruto të regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekonomia e vendit ka disa shenja përmirësimi në muajt e fundit të vitit që lamë pas. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 1% në tremujorin e katërt por megjithatë gjurmët e koronavirusit ishin të forta.

Kishte rritje në shërbime, ndërtim dhe prodhim, megjithëse të gjitha këto industri mbeten nën nivelet parapandemike.