Kryeministri britanik, Boris Jonson detyrua sot të mbrojë kufizimet lidhur me pandeminë që ka vendosur qeveria e tij për sa i përket udhëtimeve ndërkombëtare, pas akuzave për konfuzion.
Kreu i opozitës laburiste, Keir Starmer, ka akuzuar në fakt qeverisë për dhënie udhëzimesh kontradiktore duke hapur sërish kufijtë, ndërsa këshilloi popullsinë të mos shkonte me pushime jashtë vendit, me përjashtim të disa destinacioneve të rralla.
“Ne po përpiqemi të ndalojmë legjislacionin pa fund për gjithçka dhe duke u mbështetur në rekomandimet duke u kërkuar njerëzve të bëjnë atë që është e drejtë”, u përgjigj udhëheqësi konservator në Parlament, me rastin e seancës javore të pyetjeve për qeverinë.
Që nga e hëna, kufizimet lidhur me lëvizjet jashtë vendit, të vendosura për të shmangur importimin e rasteve dhe varianteve të koronavirusit, janë qetësuar.
Qeveria ka vendosur një sistem që klasifikon vendet në tre lista (e gjelbër, portokalli dhe e kuqe) në funksion të situatës shëndetësore në vend.