Të paktën 70 luftëtarë nga të dy palët u vranë në përleshjet midis forcave të qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht dhe rebelëve Houthi në provincat e Marib dhe Taiz.

Sipas zyrtarëve ushtarakë në të dy palët, 85 luftëtarë u plagosën në përleshjet gjatë 24 orëve të fundit, raportoi AP.

Sidoqoftë, ata nuk kanë bërë progres të rëndësishëm për shkak të rezistencës së ashpër dhe humbjeve të mëdha, kryesisht për shkak të sulmeve ajrore nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që kundërshton përparimin e tyre.

Konfliktet shpërthyen gjithashtu në provincën e Hajja dhe qytetin port të Hodeida. Zyrtarët thanë se të paktën 42 luftëtarë u vranë në Marib dhe 28 në Taiz.

Rreth 130 mijë njerëz, luftëtarë dhe civilë, janë vrarë në përleshjet në Jemen deri më tani.