Konfirmohen edhe 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dy të tjerë shërohen

11 raste të reja me koronavirus janë paraqitur sot në Kosovë dhe 2 persona janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri tash, në Kosovë janë 1.158 raste pozitive, 876 të shëruar dhe 30 të vdekur.