Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do mbajnë në fund të prillit një konferencë mbi Ballkanin në Berlin, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat e shumta gjermane.
“Konferenca e Ballkanit do mbahet mes përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit Europian në 29 prill,” thanë nga qeveria gjermane.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane potencoi mbi të gjitha se takimi ka të bëjë për zhvillimet e fundit në rajon, por duke përmendur në veçanti “raportet mes Serbisë dhe Kosovës”.
Për një pjesë të analistëve të pavarur gjermanë, kjo shihet si një mundësi që Bashkimi Europian do marrë në duart e veta fatin e këtij rajoni fragjil. Dihet se Gjermania është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës dhe shihet si një goditje ndaj administratës Trump që e mbron ndarjen e Kosovës me kusht që Kosova të bëhet anëtare e OKB./Foldrejt.com