Komikët ukrainas kishin provuar të flasin edhe me Thaçin, kishin dështuar

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Thaçi ka konfirmuar se mashtruesit ukrainas, të cilët kishin arritur të bisedojnë me kryeministrin Haradinaj dhe këto ditë edhe me kryeministrin Zaev, kishin provuar të flasin edhe me presidentin Thaçi, por nuk kishin arritur.

Këtë e ka konfirmuar vetë Thaçi sot. “Ta them të drejtën, mashtruesit që kanë rënë pre të tjerët, kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, por është fat që sido që të jetë, prej institucioneve në Kosovë, këtu ku punoj në presidencë, ka pasur kujdes maksimal. Sepse, unë nuk mund të flas me dikë pa qenë paraprakisht i informuar, pa i njohur temat me të cilat mund t’i flas dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet e Presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flas, dhe ka qenë para 7-8 muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si President i Kosovës”, ka thënë Thaçi. Presidenti i vendit është shprehur falënderues ndaj kabinetit të tij për punën e tyre, siç ka thënë ai, shumë profesionale duke e preventuar këtë mundësi të një komunikimi të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit të Ukrainës me të.