Pavarësisht se NATO nuk ka mbështetur krijimin e Ushtrisë së Kosovës, njëri ndër komandatët e saj në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjten me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi ambasada amerikane në Kosovë.

“Ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në” thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e ambasadës.

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës ka marrë mbështetje nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Turqia./Foldrejt.com