Fatmire Kollçaku nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se zgjedhjet e nxjerrin Kosovën nga gjendja në të cilën, sipas saj, e ka futur koalicioni qeverisës.
Ajo ka folur të mërkurën në “Studio e hapur” te RTK 3.
“Ne kërkojmë zgjedhje që të vije një qeveri legjitime. Për momentin kemi tri politika shtetërore. Kryeparlamentari, presidenti, kryeministri. Dhe ne presim respekt nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ajo. “Sikur të kishim votat në Kuvend kjo qeveri nuk do të mbijetonte”.