Kjo qe ben RD eshte totalisht e pavend. Te pakten me Jozefina Topallin.
RD dhe PD ndoshta kane harruar se Jozefina ishte e para qe ja perplasi ne surrat Rames emrat e krimineleve ne Parlament. Kishte 40 e ca burra deputete te opozites aty, por asnjeri deri ne ate moment nuk kishte patur aq kellqe te permendte publikisht ata emrat. I permendi kjo gruaja qe sot i thone kukulla e Rames. E mbi ate ceshtje pastaj, opozita nisi nje nga aksionet me te suksesshme per veten dhe me interesin me te madh per publikun, dekriminalizimin e institucioneve.
Se dyti, ishte PD qe e largoi Jozefina Topallim sepse e gjykoi qe nuk i duhej me. Dhe nje parti eshte plotesisht ne te drejten e saj te largoje apo afroje njerez. Por nese e largon dike, nuk ke me te drejte t’i kerkosh llogari se pse del ne gare pastaj.
Se treti, edhe politikisht eshte gabim. Nuk eshte hic cudi, qe Jozefina mund te marre mandat ne Shkoder. Mund te marre edhe vota, te cilat mbase nuk do i shkonin PD-se. Tani si eshte me mire? Te lihen ca ura dhe mundesi qe neser potencialisht ky mandati t’i bashkangjitet opozites apo te shpallet armike?
Ndaj ai burri, i cili ka mend me shume se te gjithe keta te tjeret thote qe me Jozefinen PD veproi gabim. – shkroi Klodian Tomorri