Kjo është kafja më e mirë për mëngjesin, franceze!

Kafja franceze është një lloj kafeje që ka një shije të veçantë dhe sidomos për njerëzit që nuk e preferojnë kafen ekspres, kjo është një alternativë mjaft e mirë. Mund ta përgatitësh në shtëpi dhe do të të shijojë shumë. Ja receta:

Përbërësit

1 lugë kafe (sasinë e zakonshme të kafes)

1 lugë lëkurë portokalli të grirë imët

1/2 lugë çaji kanellë

1/4 luge çaji arrë hindi

4-5 karafila të plotë (ose edhe të grirë)

Përgatitja:

Përzieji bashkë të gjithë përbërësit (pa portokallin, dhe lëri të ziejnë për pak minuta në zjarr të ngadaltë. Lëkurën e portokallit vendose në fund të filxhanit. Shto kafen dhe sheqerin sipas dëshirës. Në fund, spërkate me kanellë dhe arra hindi (edhe vetëm me kanellë ka shije të mirë).