Kinë, arrin në 1.666 numri i të vdekurve nga koroanavirusi

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri, të njohur si COVID-19, u rrit në 1.666, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetetësisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet thanë se janë konfirmuar 68.500 raste të personave të prekur nga virusi, ndërsa në 24 orët e fundit, 142 persona kanë vdekur dhe janë zbuluar 2.009 raste të reja.

Numri i të infektuarve me virusin jashtë territorit kryesor të Kinës është rritr në 84 në Hong Kong, ndërsa mbetet në dhjetë në Makau, të dyja këto rajone të veçanta administrative.

Ndërkohë, numri i personave nën vëzhgim mjekësor ka rënë në 158.764.

Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Ai është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe nga zona të tjera të Kinës, duke i vendosur atanë karantinë dhe monitorim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.