Prej dhjetë javësh Hong Kongu është ngritur në këmbë duke protestuar për një ligj kontestues që parasheh ekstradimin e të dyshuarve nga Kina. Tashmë Pekini e ka marrë seriozisht dhe pas bllokimit të aeroportit në Hong Kong prejt protestuesve, tashmë trupat ushtarake kineze kanë rrethuar metropolin.
Lajmi konfirmohet edhe nga vetë presidenti amerikan Donald Trump, i cili, është informuar nga shërbimi sekret amerikan. Trump ka shkruar në rrjetet sociale se duhet të bëhet kujdes që të mos “lëndohet askush, të mos vritet askush”.
Hong Kongu është provincë autonome e Kinës./Foldrejt.com