Projekti “Rruga e Mëndafshit” vlerësohet deri në 1 trilion dollarë dhe ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar eksportet kineze të lëvizin drejt perëndimit.
Evropa Lindore luan një rol kyç në këtë projekt dhe Pekini përmes këtij projekti po synon të lidhë Kinën me Afrikën, Azinë dhe Evropën, përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe parqeve industriale.
Të gjitha vendet e Ballkanit janë ftuar për të diskutuar për këtë projekt, por jo edhe Kosova.
Në lidhje me këtë projekt, kryeministri i Kinës, Li Keqiang do të takohet me udhëheqësit nga Evropa Qendrore dhe Lindore gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut, në takimin e ashtuquajtur 16 + 1 për të diskutuar investimet e Kinës në 16 vendet e rajonit.
Më 11 prill, në Kroaci, kryeministri kinez vizitoi një urë që po ndërtohet nga një kompani kineze shtetërore mirëpo e cila është financuar nga Bashkimi Evropian.
Kompania e Kinës më 2018 fitoi të drejtën për të ndërtuar urën 2.4 kilometra përmes një oferte ndërkombëtare, shkruan REL.
Ky është një projekt i rrallë kinez në Evropë që kalon përmes një procesi të rregullt të ofertave.
Samiti i Dubrovnikut vjen tri ditë pas një takimi BE-Kinë në Bruksel, ku kryeministri Li u zotua për të hap ekonominë e Kinës dhe për të thelluar lidhjet me bllokun.
Pjesmarrëse në samitin e Dubrovnikut janë 11 vende evropiane dhe 5 nga Ballkani: Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina.