KFC sapo është hapur në Çair të Shkupit dhe është ndër Fast-food-et më të adhuruara për diasporën muslimane në Perëndim – kjo pasi përveç mishit të pulës aty nuk shërbehet asnjë lloj mishi tjetër, shkruan foldrejt.com.
Megjithatë, për myslimanët përveç produkteve të derrit, haram është edhe metoda e prerjes së kafshëve – në emër të Zotit dhe prerja të ndodhë e tillë që mishi të pastrohet nga gjaku.
Në një opinion 14 faqesh ka nxjerë në pah se KFC gjysmën e mishit të përdorur ka hallall dhe gjysmën tjetër haram.
Afzal Lokhandwala, i cili është shef i 14 KFC-ve në Chikago dhe musliman praktikant me origjinë nga India, ka thithur shumë klientelë muslimane në rajon që të hanë shijshëm në KFC – me pretekstin se shefi i tyre është musliman.
Por në 2016 ose në fillim të 2017 KFC kërkoi që Lokhandwala të ndalojë tregtimin e produkteve të saj si hallall bazuar në një vendim të vitit 2009 që ndalon ekskluzivitetin për shpalljen haram ose haram të ushqimeve.
Reklama shpesh keqpërdoret për të shitur diçka që në fakt është ndryshe./Foldrejt.com