Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka deklaruar se përveç Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që po merret vazhdimisht me sigurimin e dozave të tjera të vaksinave, po merret edhe Presidentja Vjosa Osmani.
Vitia tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 3,100 persona nga stafi shëndetësorë, ndërkaq bëri të ditur se të enjten dhe të premten do të nis vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç.
Ministri bëri të ditur se vaksina është e sigurte dhe se nuk ka ndonjë efekt serioz, dhe se askush nuk duhet të hezitoj që të marrë këtë vaksinë.
“Presim shumë shpejt që kontingjenti i tjetër i vaksinave të arrij shumë shpejt. Tani sipas të gjitha informacioneve, vaksina është e sigurt nuk ka efekte aspak serioze nga ata që deri më tani kanë marrë vaksinën”, u shpreh Vitia.