Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan njoftoi se kanë kontaktuar me Teheranin për lirimin e amerikanëve të arrestuar në Iran.

Duke folur për kanalin amerikan CBS, këshilltari Sullivan tha se lirimi i shtetasve amerikanë të arrestuar në çdo vend të botës është gjithmonë një përparësi shumë e rëndësishme për administratën e Joe Bidenit.

Lidhur me lirimin e shtetasve amerikanë që janë arrestuar në Iran, Sullivan tha: “Kemi filluar kontakte me iranianët për këtë çështje. Irani ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje. Nuk mund ta pranojmë një situatë ku amerikanët mbahen të arrestuar në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme”.

Ai gjithashtu shtoi se janë të vendosur që të parandalojnë Iranin të posedojë armë bërthamore.

Administrata e Bidenit ka njoftuar se j