Gjatë një kontrolli në një pikë pagesore të autostradës në Sterzing, policia shtetërore e Tirolit Jugor arrestoi dy shqiptarë. Ngjarja ndodhi të enjten dhe arsyeja është se ata kishin sasi të konsiderueshme substanca narkotike dhe armë luftarake, shkruan stol.it.

Në veturën e tyre kishte nëntë kilogram kokainë të marrë nga Hollanda, kurse krahas saj edhe pistoletë gjysëm automatike dhe katër mitralozë të kalibrit 9×19, përcjell foldrejt.com. Mes tjerash kishin edhe plumba.

Të dy burrat janë dërguar në burgun e Bolzanos dhe deri tani nuk kanë dashur të flasin./Foldrejt.com