Kancelari austriak Sebastian Kurz ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Kurz në një mesazh të shkurtër thotë se Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.

Mesazhi i plotë

Urime Edi Ramës për fitoren e radhës të zgjedhjeve parlamentare. Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.