Ka lobuar për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, ja si i përgjigjet Cakaj akuzave të Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka qenë një pro idesë dhe ka lobuar për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Këtë na e kanë thënë diplomatë të lartë.

Lajmin e lexoi gazetarja Eni Vasili live në emisionin Open në Top Channel.

Ministri Cakaj i hodhi poshtë akuzat. Nuk jam deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk jam pjesë e grupit negociator.

Por të lobosh nuk të pengon asgjë – ndërhyri Eni Vasili.

Jo, nuk kam lobuar. Kanë hedhur shumë akuza ndaj meje për këtë çështje. Të publikohen emrat e diplomatëve dhe i verifikojmë të gjitha deri në fund.

Në debat ndërhyri edhe analisti Andi Bushati. Bushati i tha që ju ndiqni politikat e një kryeministri që ka qenë pro kësaj ideje. Pasi Bundestagu gjerman tha automatikisht që nuk ka ndryshim kufijsh, Rama tha që s’kam qenë ndonjëherë i përfshirë në këtë çështje.

Po na e thoni tani, a jeni pro shkëmbimit të territoreve? – e pyeti Eni Vasili, ministrin Cakaj.

Jo, jam kategoriksiht kundër kesaj- u përgjgj Cakaj.

Po e thoni tani që e ka thënë Rama dhe pasi ju kundërshtoi Bundestagu. Se keni thënë asnjëherë kaq hapur më përpara- ndërhyri analisti Andi Bushati.