Jetmir Topalli ka debutuar edhe zyrtarisht për ekipin e Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.
Ish-sulmuesi i Ballkanit është inkuadruar në lojë në minutën e 81′ të ndeshjes, teksa i zuri vendin sulmuesit Umut Bulut.
Paraqitja e Topallit ishte relativisht e mirë, teksa pati dy mundësi për shënim, por goditjet e tij përfunduan pranë portës.
Për fatin e keq të 22-vjeçarit skuadra e tij Yeni Malatyaspor e humbi ndeshjen me rezultat të thellë ndaj Fatih Karagumruk (3-0).
Por, me paraqitjen disa minutëshe të futbollistit kaçanikas nuk do të ishte aspak befasi ta shohim atë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës kundër Goztepes, më 18 shtato