Ishte favorit në zgjedhjet e para, por pas bashkimit të gjithë kandidatëve demokrat kundër tij, Berni Sandres e kishte të pamundur të fitojë Joe Biden, informon foldrejt.com. Ai njihet si demokrat socialist, i cili mbështeste ndryshime radikale në dobi të klasës së mesme, shëndetësi falas për të gjithë amerikanët. Kishte mbështetje të fuqishme te të rinjtë, por nuk arriti mbështetjen e afro-amerikanëve, që me gjasë të ndikuar edhe nga miku i Joe Biden, Barack Obama, mbështesnin Biden.

Lajmi për dorëheqjen e Sanders erdhi të mërkurën, ku ky i fundit pasi falenderoi të gjithë mbështetësit, në fund uroi Biden për fitoren dhe kërkoi që të votohet ai kundër “presidentit më të rrezikshëm në historinë e Amerikës, Trump.”/Foldrejt.com