Me proklamimin e një Kushtetute të re morrën fund reformat Meiji në 11 shkurt 1889 në Japoni, shkruan foldrejt.com. Me këtë, sundimi absolut i Tenno Mutsuhito zëvendësohet me monarkinë kushtetuese.
Mutsuhito mori fronin në moshën 14 vjeçare në 1867. Me të filloi modernizimi dhe orientimi perëndimor i elitës japoneze, si dhe kthimi i shtetit nga feudal në industrial.
Gjatë periudhës së tij mori fund regjimi i Tokugava dhe samurajët u zëvendësuan me ushtarakët e stërvitur në perëndim.
Kushtetuta e Meiji, që u fut në fuqi në 29 nëntor 1890, i jepte kontroll të plotë mbi ushtrinë dhe flotën perandorit. Kjo do merrte fund pas kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore./Foldrejt.com