Rrahja e diplomatit rus, reagon zëdhënësja ruse

Media ruse Tass ka publikuar një foto të diplomatit rus Mikhail Krasnoshchekov, i cili pretendohet se është keqtrajtuar gjatë mësymjes së policisë speciale të Kosovës në veri të vendit, informon foldrejt.com.

Me çrast, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar duke thënë se rrahja e një diplomati tregon vendin pa ligje të Kosovës. Ajo më tej ka thënë se Rusia edhe pas ngjarjes do përcjellë përimtësisht hetimet se çfarë ndodhi konkretisht në atë ditë.

Rusia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe qëndron pas strukturave paralele në Republikën e Kosovës./Foldrejt.com